Është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare Marie Fredrikson, një prej solisteve të grupit Roxette. Prej 17 vjetësh këngëtarja luftonte me një tumor në tru.

Në 2002 ajo tronditi fansat e saj me njoftimin se kishte një kancer në tru dhe se mjekët i kishin dhënë vetëm një vit jetë.
Në fakt Marie u kthye në skenë dhe vazhdoi të këndonte, aq sa në 2018 ajo publikoi albumin e saj të fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fredriksson ishte e martuar me Mikael Bolyos dhe me të kishte dy fëmijë. Ylli i muzikës suedeze, bashkë-krijuese e Roxette së bashku me Per Gessle në 1986, vdiq të hënën në mëngjes.

Grupi, kishte një sukses të madh mbi të gjitha në vitet Tetëdhjetë dhe Nëntëdhjete me këngë si “It Must Have Been Love”,kolona muzikore e Pretty Woman,.”Joyride”, “Listen To Your Heart” e “The Look”.

E përditshmja suedeze Express ka konfirmuar lajmin e raportuar nga familja e këngëtares: Me hidhërim dhe trishtim të madh njoftojmë që një nga artistet më të dashura dhe të mëdha është ndarë nga jeta. Marie Fredriksson vdiq mëngjesin e 9 dhjetorit për shkak të një sëmundjeve të gjatë’. Familja gjithashtu ka bërë me dije që Marie do të varroset në një ceremoni private, ku do jenë të pranishëm vetëm familjarët e saj.
Edhe Per Gessie, mikun e saj me të cilin këngëtarja kishte dhe shumë duete, ishte një humbje e madhe. Ai ka nderuar Marien me një postim në Twitter: ”E gjithë dashuria ime për ty dhe familjen tënde. Gjërat nuk do të jenë më si më parë pas kësaj humbjeje’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb