Vdes pas një sëmundjeje të rëndë aktorja Heather Menzies Urich e cila ka luajtur Louisa von Trapp në filmin “The Sound of Music”.

‘Heather vdiq të shtunën në moshën 68-vjeçare’, njoftoi dje shtëpia e prodhimit të filmave muzikal, “Rodgers and Hammerstein”.

“Ajo ishte pjesë e familjes. Nuk ka një mënyrë tjetër për të përshkruar anëtarët e kastit të filmit The Sound of Music”, thuhet në këtë deklaratë.

TMZ shkruan se aktorja u diagnostikua me kancer ne tru vetem një muaj më parë dhe vdiq në prag Krishtlindjesh.

“Ajo ishte një aktore, një balerinë dhe dashuronte të jetonte jetën në maksimum”, tha djali Ryan.

Menzies Urich ishte 15 vjeç kur “The Sound of Music”, ku luanin Julie Andrews dhe Christopher Plummer, u shfaq në vitin 1965.

Filmi fitoi 10 çmime Oskar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb