Aktori britanik Ben Cross, bërë i famshëm mbi të gjitha për rolin e tij në filmin ‘Momente lavdie’ ka vdekur dje në moshën 72-vjeçare.’Ben humbi jetën papritur nga një sëmundje e papritur’, ka thënë agjenti i tij nga Los Angeles. Cross ka marrë pjesë në shumë filma mes të cilëve edhe ‘Star Trek’, ku ka interpretuar rolin e Sarek.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I lindur në Londër në 16 dhjetor 1947, Ben Cross debutoi për herë të parë në kinema në moshën 30 vjeçare në filmin ‘Ura e fundit’ në krah të Sean Connery dhe Michael Caine. Njohur për musical ‘Chicago’ ai u zgjodh për të interpretuar në 1981 në ‘Momente lavdie’, rolin e sportistit izraelito-anglez Harold Abrahams, i cili persekutohej nga antisemitizmi në përpjekjen e tij për të fituar lojërat Olimpike të 1924. Filmi i cili kujtohet edhe për këngën e famshme të Vangelis, fitoi plot katër çmime Oscar përfshirë edhe atë të filmit më të mirë.

Cross ka interpretuar edhe babain e Spock Sarek në filmit ‘Star Trek’ të 2009 dhe princin Carlo në ‘William & Kate:The Movie’, në 2011. Gjithmonë në televizion ai ka qenë personazhi kryesor në miniseritë “Solomon” në 1997. Në të njëjtin vit ai u shfaq edhe në rolin e Capitenit Nemo në remake e CBS.

Zëdhënësi i tij ka thënë që aktori sapo kishte përfunduar xhirimet e filmit horror “The Devil’s Light” me Virginia Madsen. Cross la pas bashkëshorten, dy fëmijë dhe 3 nipër. Vajza e aktorit Lauren Cross, ka thënë që babai i saj ka vdekur në Vjenë, Austri. Në një deklaratë të bërë nga familja thuhet: ‘Ishte një burrë që na mësoi të përqafonim ndjenjat tona, kushdo qofshin ato. Jemi mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të. Shpirti i tij jeton në zemrat tona nëpërmjet fjalëve të tij, muzikës së tij dhe dashurisë që akoma ndjejmë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb