SHBA

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare këngëtari i famshëm i muzikës country Roy Clark.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai ka dhënë frymën e fundit në shtëpinë e tij në Tulsa, Oklahama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mjekëve, Clark vuante nga pneumonia dhe ishte pikërisht kjo sëmundje shkaku kryesor për vdekjes së tij.

Që në moshën 14-vjeçare Clark ka performuar si këngëtar dhe ishte një nga artistët e parë, që vendosi hitet e tij në të dyja listat e pop dhe country. Roy njihej edhe si muzikant, pasi luante në kitarë, violinë, mandolinë, harmonikë dhe shumë instrumente të tjera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: