Ish-presidenti i Kenias, Mwai Kibaki, i cili udhëhoqi vendin për më shumë se dhjetë vjet, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, njoftoi sot pasardhësi i tij, Uhuru Kenyatta.

“Është një ditë e trishtuar për ne si komb. Kemi humbur një lider të madh”, tha Kenyatta në një mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror.
Presidenti ka njoftuar ditë zie kombëtare deri në perëndim të diellit në ditën kur Kibaki do të varroset, me flamujt në gjysmështizë. Kibaki ishte presidenti i tretë i Kenisë nga 2002 deri në 2013.
“Si një eksponent kryesor i historisë së Kenias pas pavarësisë… Kibaki ka fituar respektin dhe dashurinë e njerëzve të këtij kombi,” komentoi Kenyatta.

“Presidenti Kibaki do të mbahet mend përgjithmonë si një zotëri në politikën keniane. Një folës i shkëlqyer, elokuenca, zgjuarsia dhe karizma e të cilit kanë mbizotëruar vazhdimisht,” shtoi ai.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb