Murugadoss Theerthapathi, maharaxhai i fundit indian ende i gjallë pas pavarësisë së vendit, vdiq mbrëmë në pallatin mbretëror të familjes në Tamil Nadu, raporton agjencia e lajmeve IANS.

Princi Theerthapathi, 92 vjeç dhe pasardhësi i 31-të i dinastisë, ishte kurorëzuar në moshën shtatë vjeç.

Pas shpalljes së pavarësisë së vendit, roli i tij ishte në kryeministri dhe menaxhonte shtatë tempujt më të rëndësishëm hindu në zonën e gjerë që dikur përbënte mbretërinë.

Në vitet 1920, babai i tij, Princi Sankara, vrau drejtorin e kolegjit ”Prince” duke mos i duruar dot komentet e tij raciste kundër komunitetit të tij.

Familja investoi në mbrojtje një pjesë të madhe të trashëgimisë së saj të madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb