Filozofi Ernst Tugendhat ka vdekur në Heidelberg në moshën 93-vjeçare, njoftoi djali i tij.

Tugendhat konsiderohej si një nga filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë, veçanërisht në fushën e filozofisë analitike të gjuhës.

Ai lindi në vitin 1930 në Brno, në atë që sot është Republika Çeke. Familja iku nga nacionalsocialistët në vitin 1938, fillimisht në Zvicër, pastaj në Amerikën e Jugut.

Pas luftës, Tugendhat studioi filologji klasike në Universitetin Stanford në Kaliforni. Ai u kthye në Evropë në 1949 për të studiuar filozofinë e Martin Heidegger.

Pasi dha mësim në Freiburg, Tübingen, Heidelberg, Institutin Max Planck në Starnberg dhe Universitetin e Lirë të Berlinit, ai u kthye në Amerikën e Jugut në 1992 për të dhënë mësim në kryeqytetin kilian, Santiago.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb