Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka shkuar me plagë të rënda. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 35-vjeçari Arben Gjeci nga Zallbastari ka shkuar dje në mesnatë në spitalin e Traumës me plagë në kokë. Bluzat e bardha e kanë futur direkt në sallën e operacionit por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të dëmtimeve. Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve.

Policia ka nisur hetimet ndërsa ka mësuar nga dëshmitë e para të të afërmit se 35-vjeçari ka rënë nga një lartësi. Nisur nga plagët e shumta, policia është thelluar në hetime për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Ndërkohë policia po merr në pyetje familjarët pasi dyshohet se viktima ka pasur lidhje me një grua të martuar, çka mund të ketë sjellë konflikt dhe më pas vrasjen e tij. Policia ka shoqëruar disa persona.

Po kështu mësohet se viktima ka pasur 4 dëmtime në kokë, çka ka përforcuar dyshimet e policisë për një vdekje jo aksidentale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb