Një 9-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Vajza pasditen e së enjtes, ishte gjetur në ujërat e njërës prej pishinave të Komunës së Ferizajt pa ndjenja.

Nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë, por Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Mehmedali Hajdini ka thënë për klanin se pas nxjerrjes nga uji, asaj i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë.

Fillimisht 9-vjeçarja ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb