BALLSH- Një 66-vjeçare nga Ballshi ka humbur jetën në spital.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi dje. Të njëjtat burime thanë se shtetasja me inicialet B.H vuante nga tensioni, ndërsa policia thotë se ka ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.07.2018, në spital ka vdekur shtetësia B.H., vjeçe 66, banuese në Ballsh. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të mbidozës së ilaçeve, pasi vuante nga tensioni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb