GJIROKASTER- Një 32-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën në spital, ndërsa ishte plagosur në banesën e tij në Zhapokikë, një fshat i thellë mes Tepelenës e Gjirokastrës. I riu është identifikuar si Festim Kanushi.

Burime të News 24 dhe BalkanWeb pranë policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje. Të njejtat burime thonë se i riu mbërriti i palgosur në spital, ndërsa dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës brenda banesës.

Hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera, ndërsa pritet që në vijim të jepen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: