Aktorja Sophia Myles, e cila njihet për rolet e saj në Underworld, Doctor Who dhe Moonlight ndau fotografinë e fundit të babait të saj i cili shihet shtrirë në një respirator, shkruan Mirror.

Disa orë pas vdekjes së Pjetrit, ylli i Underworld, 40 vjeç, shkroi fjalët e saj të fundit për babain.

Ajo shkroi: “RIP Peter Myles. Babai im i dashur vdiq vetëm disa orë më parë. Ishte virusi COVID që e morri më në fund.”

Peter kishte probleme shëndetësore edhe më herët ai po vuante nga sëmundja e parkinsonit dhe koronavirusi i dha goditjen finale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb