Dave Greenfield, anëtar i grupit ‘The Stranglers’ ka vdekur në moshën 71 vjeçare, pasi doli pozitiv me koronavirus.

  • foto galeri

Greenfield, i cili ishte me origjinë nga Brighton, raportohet se vdiq në spital të dielën në mbrëmje.

Muzikanti fillimisht ishte kontrolluar në spital për probleme të zemrës, por në mënyrë tragjike kishte kontraktuar virusin gjatë qëndrimit të tij.

Greenfield mbahet mend si interpretuesi ikonik me tastierën për grupin The Stranglers, duke eksperimentuar me instrumente të pazakonta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb