Dr. Abdul Qadeer Khan i konsideruar si “babai” i bombës bërthamore të Pakistanit, ka humbur jetën në moshën 85-vjeçare. Khan ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me koronavirus.

Kryeministri Imran Khan u shpreh se me vdekjen e 85-vjeçarit vendi ka humbur një “ikonë kombëtare”. “Ai është vlerësuar nga kombi ynë për shkak të kontributit të tij duke na bërë një shtet me armë bërthamore”, shkruan ai në “Twitter”.

I njohur si AQ Khan, shkencëtari kishte rëndësi në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor të Pakistanit në Kahuta pranë Islamabadit.
Deri në vitin 1992, vendi kishte kryer testet e para bërthamore.

Puna e 85-vjeçarit ndihmoi në vulosjen e Pakistanit si fuqia e shtatë bërthamore në botë. Por ai u arrestua në vitin 2004 për ndarjen e paligjshme të teknologjisë bërthamore me Iranin, Libinë dhe Korenë e Veriut.

Ai u mbajt në arrest shtëpie deri në vitin 2009. Në Pakistan mbeti simbol i krenarisë për rolin e tij në rritjen e sigurisë kombëtare.
“Ai na ndihmoi në zhvillimin e parandalimit bërthamor që shpëton kombin dhe një komb mirënjohës nuk do ti harrojë kurrë shërbimet e tij”, ka thënë më tej presidenti Arif Alvi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb