Është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Brooklyn aktori Michael K. Williams. 54-vjeçari është gjetur pa jetë në banesë nga nipi i tij. Aktori ka qenë për pesë herë kandidat për çmimet Emmy dhe këtë vit si aktori më i mirë jo protagonist për ‘Lovecraft Country’.

Ai gjithmonë ka luftuar kundër drogës. Ylli i serive televizive ‘The wire’ dhe “Boardwalk Empire” sipas autoriteteve deri tani dyshohet se ka vdekur nga overdosa.

Ai kurrë se ka fshehur për publikun varësinë e tij nga droga. Edhe gjatë xhirimeve të ‘The Wire’ kishte pranuar që personazhi i ‘Little’, kishte pasur pasoja në jetën e tij reale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb