Vdes pas një sulmi me armë aktori Thomas Jefferson Byrd. Ai ishte 70-vjeç dhe humbi jetën pas një shkëmbimi me arme zjarri në Atlanta, Georgia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas raportimeve të Departamentit të Policisë, Thomas Jefferson Byrd ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri. U deklarua se ngjarja ka ndodhur të shtunën, në 1:45 të mëngjesit ku policia gjeti një mashkull të shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Viktima më vonë u identifikua si Thomas Jefferson Byrd, i cili u shpall “i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë”.

Fox News ka kontaktuar me mikun e Thomas, Craig Wyckoff, i cili shpreh se aktori u fut në debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb