Artisti i portreteve Guenter Rittner, piktori i kancelarëve gjermanë, vdiq sot në moshën 93-vjeçare.

Artisti i njohur për portretet e tij të politikanëve dhe personaliteteve të famshëm vdiq paqësisht në një shtëpi kujdesi në Mynih më 23 nëntor, sipas djalit të tij Cornelius Rittner.

“Unë kam dhuratën të ndiej mirëkuptim me njerëzit dhe të pranoj shpirtin e tjetrit, për pak kohë”, tha piktori në vitin 2017, në ditëlindjen e tij të 90-të.

Në vitet e tij të fundit, ai bëri një jetë të qetë pas një sëmundjeje, megjithëse tha se do të bënte një përjashtim për kancelaren Angela Merkel, të cilën do të donte ta pikturonte.

“Kjo ishte ëndrra e tij, por fatkeqësisht nuk u realizua”, tha djali i tij.

Rittner pikturoi rreth 1 000 vepra në jetën e tij dhe portretet e tij të ish-kancelarëve gjermanë Ludëig Erhard dhe Kurt Georg Kiesinger janë të ekspozuara në Kancelari, në Berlin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: