PARIS-Regjisori i njohur iranian, Abbas Kiarostami vdiq në Francë, në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, njoftoi sot një organizatë kulturore iraniane. Ai gjendej në Paris për trajtim mjekësor, pas dy operacioneve gastrointestinale.

Vdekja e tij u konfirmua edhe nga Shtëpia iraniane e Kinemasë. Kiarostami u lind në 1940 në Teheran dhe për gati 50 vjet u shndërrua në regjisorin më të famshëm iranian në botë. Ai është fitues i Palmës së Artë, në Festivalin e Kanës, 1997, me filmin “Taste of Cherry”. “Pritet që gjatë ditëve në vijim, eshtrat e tij të mbërrijnë në Iran”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, ISNA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: