“Jam e shkatërruar”. Me këto fjalë Ivana Trump, 72 vjeç, thyen heshtjen për vdekjen e aktorit dhe showman-it Rossano Rubicondi, ish bashkëshortin e saj të katërt, që u nda nga jeta në 29 tetor në moshën 49-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Të pakta po shumë domethënëse fjalët e ish bashkëshortes së Donald Trump, të bëra për revistën People. Pavarësisht ndarjes, Ivana dhe Rossano nuk e kishin ndërprerë kurrë raportin e tyre.

Trump, gruaja e dytë e ish presidentit Amerikan Donald, dhe Rubicordi u martuan në 2008, pas 6 vitesh lidhje, në resortin e Mar-a-Lago në Palm Beach. Dasma kushtoi 3 milion dollarë dhe dëshmitarja e nderit ishte pikërisht Ivanka Trump, vajza e saj. ‘Nuk është një martesë me kohë të plotë, por jemi të kënaqur të dy’, kishte thënë Ivana në 2009. Martesa zgjati me pak se një vit, por raporti mes tyre nuk u mbyll asnjëherë. Sipas thashethemeve lidhja ka vazhduar edhe më vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në 2018 të dy morën pjesë së bashku në programin ‘Ballando con le stelle’. Vitin tjetër Trump njoftoi fundin përfundimtar të marrëdhënies së tyre: Rossano kalon shumë kohë në Itali dhe unë në New York, Miami dhe St Tropez. Marrëdhënia në distancë nuk funksionon. Kemi qenë mirë së bashku dhe kemi mbetur miq. Ndarja ishte miqësore’. Në korrik të kërij viti ish bashkëshorti dhe bashkëshortja u fotografuan gjatë një shëtitje në New York.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb