KOSOVA
Dy pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë n spitalin e Ferizajit në Kosovë duke e çuar totalin në shkallë kombëtare në 114 viktima.
Lajmin e bën me dije drejtori i spitalit të përgjithshëm të Ferizajt, Jeton Zeqiri për mediat kosovare. Ndërkohë raportohet se 6 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë edhe pse kjo nuk konfirmohet nga autoritetet zyrtare.
Deri dje kishte 108 viktima kurse sot numri total ka shkuar në 114 bashkë me dy rastet e fundit në Ferizaj.
(BalkanWeb)