Pas një periudhe të gjatë rasti i të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i cili vdiq pas torturave në burgun e Nigritës në Mars 2014, po rigjykohet tashmë në Gjykatën e Apelit të Përbashkët në Selanik.

Në sallën e gjyqit janë ulur 13 ish- zyrtarë të burgut Nigrita, të cilët u dënuan në shkallën e parë me 5 deri në 7 vjet burg, ndërsa njëri prej tyre u dënua me 3 vjet burgim me kusht. Të gjithë ishin të lirë në pritje të gjykimit në Gjykatën e Apelit, me kusht që të mos largohen nga vendi. Në fillimin e gjykimit të apelit, të pandehurit mohuan akuzat kundër tyre, duke deklaruar pafajësinë.

Procesi i provave filloi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të prokurorisë. Gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të akuzuarin fajtor për kryerjen e torturës, e cila shkaktoi dëmtime të rënda trupore. Sipas të njëjtit vendim, vdekja e të burgosurit 42-vjeçar shqiptar Ilia Kareli ndodhi pas një sulmi në zemër, pak para mbërritjes së tij në burgun e Nigritës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb