Bota e futbollit është tronditur paraditen e sotme nga lajmi i kobshëm se mbrojtësi dhe kapiteni i Fiorentinës,31-vjeçari Davide Astori, është gjetur i vdekur në hotelin ku po qëndronte në Udine, bashkë me skuadrën e cila do të zhvillonte sfidën në orën 15:00 kundër Udinezes.

Por kush ishte Davide Astori?

Ai u lind më 7 janar 1987, në një provincë të Bergamo-s. Astori nisi të luante futboll me ekipin lokal të Pontisola para se t’i bashkohej akdemisë së Milan në vitin 2001, në moshën 14-vjeçare.

Deri në vitin 2006 ai luajti me të gjithë ekipet e moshave të “djallit”, derisa po në këtë vit të huazohej te Pizzighettone ku do të luante edhe ndeshjen e parë si profesionist. Në sezonin pasardhës kur Astori do të ishte 20-vjeç do të huazohej te Cremonese.

Pas dy sezoneve të kaluara në huazim Milan vendos ta shesë te eikipi i Cagliari-t. Me këtë skuadër Astori do të qëndronte në kontratë për 8 vite, por në sezonin 2014-2015 do të huazohej te Roma, ndërsa në 2015-2016 do të huazohej të Fiorentina.

Kjo e fundit e bindur nga aftësitë e qendërmbrojtësit vendosi t’a blinte përfundimisht. Deri më tani, në 3 sezone Astori kishtë zhvilluar 80 ndeshje me vjollcët, duke arritur të bëhej edhe kapiten.

Sa i takon ekipe kombëtare Astori do të luante më U-18 e Italisë 4 ndeshje, ndërsa më kombëtaren e madhe 14 ndeshje, ku arritit të shënonte edhe një gol.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb