Pas publikimit të rastit të një të riu shqiptar, Saimir Sula që ndërroi jetë në 9 maj të vitit të kaluar në Spanjë, ndërsa kishte shkuar në spitalin e Barcelonës për një test covid-i, “BalkanWeb” publikon edhe rezultatet autopsisë që iu bvë trupit të viktimës në Tiranë.
Ishte motra e tij, Majlinda Sula ajo që ngriti pretendime për mjekim të gabuar në Barcelonë çka solli nisen e hetimeve në Tiranë. Në dosjen e Prokurorisë sëë Tiranës siguruar nga “BalkanWeb”, sqarohet se viktimës jo vetëm që nuk i ishte injektuar medikamenti që pretendonin mjekët në Barcelonë, por ai rezultonte të mos kishte as zemrën, çka ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një rast të shit-blerjes së organeve
EKSPERTIZA MJEKOLIGJORE
Ne trupin e kufomes se shtetasit Sajmir Sula, ne kqyrjen e jashtme pervec prerejeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes nuk u vune re demtime te shkaktuara nga dhuna. Nga kqyrja e brendeshme e organeve dhe te dhenave mikroskopike nga ana jone u konstatuan; Bronkopneumoni sero- deskuamative. Aderenca pleurale ne anen e djathte te gjoksit. Hepatit Koronik persistent. Autolize e organeve. Mungese e zemres.
Ne mungese te ekzaminimit te zemres, i cili eshte nje organ jetik dhe i rendesishem nuk mund te percaktojme shkakun e vdekjes se viktimes me saktesi shkencore.
Ne gjakun e viktimes nuk u zbuluan metabolite te medikamentit haloperidol.
Gjatë hetimit, jane administraur dokumentat spitalore me procesverbalin kqyrje marrje te e dates 26.10.2020 , jane administruar dokumenta te vena ne dispozicion nga motra e te ndjerit shtetesja Majlinda Sula, si fotokopje e autopsise preliminare, jo definitive ne gjuhen Spanjolle,fotokopje e karteles klinike te pacientit Saimir Sula, marre prane spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje , ne Sanjisht , të cilat janë në gjuhën spanjolle.
Në konkludim të kësaj analize pra mungeses se zemres, referuar aktit te ekspertimit mjeko ligjor Nr 540, dt 07.10.2020, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula, lindin dyshime per kryerjen e vepres penale“Shitblerja e paligjshme e organeve” te parashikuar nga neni 89/a te Kodit Penal.
B.Teksti i dispozitave ligjore të zbatuara
Neni 89/a i Kodit Penal
“Shitblerja e paligjshme e organeve”
Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kjo vepër e kryer nga personi që shpërdoron pozitën e tij ndaj një fëmije ose një personi tjetër të pambrojtur, dënohet me burgim nga shtatë deri në dhjetë vjet.
Kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë ose në bashkëpunim, dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur nga vepra e mësipërme shkaktohet vdekja e viktimës ose kjo vepër kryhet nga grup i strukturuar kriminal ose organizatë kriminale dënohet nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet e pesë vjet burgim.
Baza ligjore dhe ndihma e kërkuar
Persa me siper, mbeshtetur ne nenin 509/1,2 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise dhe nenin 15 te Konventes Evropiane “Per ndihme te ndersjellte juridike ne fushen penale”, ne interest e procedimit penal Nr 6607, date 09.10.2020, te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, bazuar ne Parimin e Reciprocitetit dhe Vullnetin te mire te autoriteteve gjyqesore te Republikes se Spanjes, te procedoje me venie ne dispozicion te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane , te akteve te meposhtme ;
1. Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
2. Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?
3. Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.
Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje me pacientin Saimir Sula.
5. Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).
6. Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.
7. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.
8. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?
9. Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?
10. Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi.
Theksojme se aktet dhe provat qe do te gumbullohen nga Autoritetet Spanjolle te na dergohen origjinale, nese ligji i autoritetit Spanjoll e lejon te jene origjinale ose fotokopje te vertetuara me orgjinalin.
Prokuroria e prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ju siguron autoriteteve gjyqesore te Spanjolle per nje bashkepunim (dyanshmeri) te plote.
Ne perfundim ju bejme me dije se nje pergjigje sa me e shpejte nga ana juaj do të shmangte zvarritjen e hetimeve.
Të dhënat e kontaktit
Për çdo informacion të mëtejshëm lidhur me këtë kërkesë, lutemi të (mund të vendosni të dhënat e kontaktit që i shihni të arsyeshme) kontaktoni me:
Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, në: tel/fax: 00355 42 235232
(BalkanWeb)