Britania tha se do të zhvillojë hetime publike mbi vdekjen e një gruaje, e cila besohet se vdiq si pasojë indirekte e helmimit të një agjenti të dyfishtë rus më 2018.

Hetimi mbi vdekjen e Dawn Stugress mund të shndërrohet në hetim publik, tha Sekretarja për Punë të Brendshme, Priti Patel në një letër drejtuar hetueses ligjore, Heather Hallet më 18 nëntor, duke thënë se një gjë e tillë do të mund “të sillte ngushëllim” për familjen.

Hetimet publike janë hetime të mëdha që mund të thirren nga një ministër qeveritar që mund të japë kompetenca të veçanta për të detyruar që dikush të japë dëshmi dhe të nxirren edhe prova të tjera.

Sturgess, 44-vjeçare, vdiq në spital në korrik të vitit 2018, pasi ajo dhe partneri i saj u sëmurën rëndë në qytetin anglez, Amesbëri. Që të dy kishin qenë në kontakt me agjentin nervor Noviçok që kishte qenë i vendosur në një shishe të parfumit.

Vdekja e saj pasoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia dhe një ish-zyrtari policor, që u sëmurën në qytetin Sallsbëri në mars të vitit 2018.

Që të tre i mbijetuan helmimit, njësoj si partneri i Strugess. Autoritetet ruse kanë thënë se agjencia ushtarake e inteligjencës së Rusisë, GRU është përgjegjëse për sulmin kimik dhe ka ngritur akuza ndaj tri agjentëve për helmimin, të cilin Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb