Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për largimin e shqitparëve nga vendi, teksa ky i fundit tha nga Vlora nuk “nuk është fundi i botës, shqiptarët i ka mbajtur në kafaz vetëm Enver Hoxha”.

Në një postim në “Facebook”, Basha thekson se është në një mendje me Ramën, që ky i fundit nuk ka si ta ndalë emigrimin, por shton se PD e ka një plan pune.

Reagimi i Bashës:

Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin.
Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.
Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.
Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.
Shqipëria do të fitojë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb