Është promovuar në Tiranë libri “Castigat” i autorit, Ardian Vehbiu, një libër me tregime të shkurtra që qortojnë shoqërinë shqiptare. Botuesja Rita Petro u ndal te forma e zgjedhur, tregime mbi dukuritë vendase ku ai përfshin edhe veten.

Vetë Vehbiu si autor shpjegon se nuk ka pasur qëllim moralin.
“Castigat’ vjen nga latinishtja dhe do të thotë të qortosh duke qeshur. Ka nja zanafillë të hershme libri. Por ka qenë në kohë që kam qenë shumë aktiv mbi shqetësime që kanë të bëjnë me urbanistiken e teatrin, që ishin probleme që më mundonin”, tha ai.

Botimi e merr titullin nga një fjalë latine që me kohën ka ndryshuar kuptimin, ose e ka riformuluar atë.
Libri i qaset zhvillimeve shqiptare nga një sy i largët, me rrekjen për të qenë i baraslarguar, neutral dhe i ftohtë, ndonëse distanca fizike nuk i zbeh gjithnjë raportet emocionale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: