Qytetarët e Tiranës kanë dhënë kontribut dhe mund të japin për të gjithë të prekurit nga tërmetet në qarkun e Korçës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se deri tani janë bërë 3 kamionë me ndihma, të cilët do të nisen drejt Korçës, ndërsa ka shtuar se përpara Bashkisë është hapur një tendë që do rrijë hapur gjithë ditën, e se çdokush mund të japë ndihmën e tij për të prekurit nga tërmetet në jug-lindje të vendit.

Erion Veliaj: Sot është një ditë e shenjtë, pasi është Bajrami. Qytetarët e Tiranës kanë dhënë mesazhin se janë solidarë dhe si vëllezër me të gjithë, qytetarët e kryeqytetit i janë përgjigjur ndihmës. Ne do të dërgojmë në Korçë 3 kamionë me ndihma. Ne kemi vendosur që ta mbajmë tendën hapur gjatë gjithë ditës, edhe këtë Bajram dhe është mirëpritur çdokush të japë kontributin e vet.

Çdokush mund të vijë pranë Bashkisë së Tiranës, ku kemi ngritur qendrën tonë dhe këtu mund të japë ndihmën çdokush. Ne do përgatisim një fond si Këshill Bashkiak për të ndërtuar shtëpitë e prekura nga tërmetet. S’mund të jemi solidarë vetëm për Ramazan, por çdoherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këshilltarët bashkiakë: Në Korçë rreth 230 persona kanë nevojë për ndihmë emergjente. Vlen të theksohet se nga dje, shumë qytetarë të Tiranës kanë ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në Korçë. Sot stenda jonë do mbetet e hapur, kemi grumbulluar ndihma për banorët e Korçës. Do ua dërgojmë qendrës së emergjencave atje për të shpërndarë ndihmat.  Janë mbledhur 200 pako me ndihma.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko: Ishim në Korçë, në fshatin Floq dhe atje kemi parë situatën nga afër. Situata paraqitet problematike. Ka frymë solidariteti nga qytetarët e Tiranës. Banorët në Korçë po ikin nga çadrat dhe janë vendosur në shkolla ose në qendra spitalesh etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb