TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes së ish-deputetëve të opozitës me policinë tek Bregu i Lumit, ku do të ndërtohet pjesa e fundit të Bulevardit të Ri.
Duke folur në konferencën “Smart City Solution, Veliaj deklaroi se politikanë të llastuar dhe të fortë të politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.

“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet për tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e të llastuar politikanësh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Kujtojmë se sot dy ish-deptuetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari u përplasën me policinë duke mbrojtur banorët tek Bregu i Lumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb