Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një reagimi Zhupa thekson se Veliaj i ka dhënë një tender 3.4 milionë euro kompanisë së kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj, për sigurinë e shkollave, pa garë dhe pa plotësuar kriteret.

Sipas zëdhënëses së PD-së më 24 dhjetor është zhvilluar procedura e prokurimit publik.

DENONCIMI I INA ZHUPËS
Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit te emëruar rilindas të bashkisë Mat, Agron Malaj, jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit!
Me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik për “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Leke ( 3.4 Milion Euro)
Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k, “PORT CONSTRUCTION” shpk me përfaqësues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqiten dokumente, duke u future me qëllim për t’i hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lekë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Global Security” dhe dy kompanitë e tjera shoqëruese që janë shpallur fitues në këtë garë fiktive edhe pse nuk i plotësojnë kriteret!
Në këtë tender konstatohen shkelje në kundërshtim me ligjin konkretisht ne “kriteret e veçanta të kualifikimit “ për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që bie në kundërshtim me piken 3.3.4 te “Dokumenteve Standard te Tenderit” dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku si kriter përcaktohet që kompania duhet të disponojë license kategori 1.3.A jo më parë se viti 2019.

Referuar regjistrit kombëtar te licencave , rezulton që asnjë nga kompanite nuk permbushin kriteret e vendosura ne tender. Konkretisht komapnia “Global Security” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2016), kompania “PORT CONSTRUCTION” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2017), ndersa kompania “ELEKTROSEK” shpk nuk disponon asnje license te kategorise 1.3.A. Rrjedhimisht asnjë nga kompanite nuk duhet te pranoheshin ne konkuronin dhe jo të shpallesh fitues të tenderit. Po kush është kompania që Veliaj shkel ligjin dhe i jep tenderin pa gare, te paracaktuar? Kompania është e rilindasit tjeter, kryetar i emeruar bashkie në Mat, Agron Malaj. Me 15 nëntor 2019 referuar kontratës shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj duke i hapur rrugë të paracaktohet si fitueses tenderash në institucionet publike. Global Security shpk, sot eshte ne pronësi të Fatos Malaj , vëllai i Kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: