Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj dhe ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti janë bërë bashkë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë duke kënduar live këngën e njohur “Në tren për Perzeren” (Prizren) nga grupi kosovar që tashmë është ribashkuar, “Gjurmët”.

Veliaj dhe Ahmeti kanë hupur në skenë dhe kanë marrë mikrofonat, duke kënduar këngën e famshme së bashku. Grupi “Gjurmët” ka qenë një grup i famshëm muzikor në Kosovë, në vitet ’80, ndërsa janë ribashkuar së fundmi për koncertin në Tiranë. Solisti i grupit është Migjen Kelmendi.

Grupi “Gjurmët” mori së fundmi “Çelësin e Tiranës”, dorëzuar nga kreu i bashkisë, Erjon Veliaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb