TIRANË

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shtruar një drekë me rastin e festës së Fitër Bajramit në qendrën sociale në Kombinat.

Veliaj tha se muaji i Ramazanit na kujton se duhet të jemi sa më solidarë, sa më pranë nevojave të njerëzve dhe të njerëzishëm.

“Ka qenë një muaj i shenjtë. Ky është një muaj reflektimi për të bërë distancë. Muaji i Ramazanit ishte një muaj për të dhënë mesazhe për mbarësi dhe mirësi. Sot në qendrën sociale janë kuzhinierët më të mirë për të shërbyer sa më mirë. Nuk duhet të harrojmë njezërllëkun, pasi është shumë i rëndësishëm. Uroj sa më shumë shëndet për të gjithë”, tha ndër të tjera Veliaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb