Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, menjëherë pasi është shëruar me koronavirus, ëstë ritkhyer në zyrën e tij.

Velkiaj deklaroi në një lidhje në News24 se tashmë është koha që të kursejmë sharjet, pasi jemi një familje dhe jemi të gjithë shqiptarë.

“Ndjehem shumë mirë, është dita e parë e lirisë mbas dy javë e gjysëm izolim. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, që jam pjekur. Nuk u infektova me koronavirus në bashki. Jam ndjekur nga spitali “Shefqet Ndroqi” në shtëpi nga infermierë dhe doktorë si Perlat Kapisysi, Adelina, infermierja. Si komb patjetër që duhet të përballemi me pjesën e fatkeqësisë dhe pjesën e pandemisë, por besoj që ka ardhur momenti që edhe të piqemi pak edhe të kursejmë fjalën e keqe, të kursejmë mallkimin, të kursejmë sharjet dhe të sigurohemi që mbi të gjitha jemi një familje, ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të mundohemi që të respektojmë autoritetet, të respektojmë bluzat e bardha, njerëz që po strapacohen.

Unë nuk jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime dhe jo më nga Shqipëria, do të thotë që këta njerëz po bëjnë maksimumin. Nuk dua që të ndaloj polemikat, por dua që të ndaloj kulturën e mallkimit, kulturën  e ndjelljes së të keqes, kulturën e gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit. Këto janë gjëra të një kulture që ne mund t’i menaxhojmë vetë. Unë besoj fare mirë që ne në këtë aspekt ne mund të bëjmë pak më shumë edhe besoj që dhe për një sëmundje që është e verbër si politikisht si për çdo dallim tjetër do të duhet që dhe ne të jemi të verbër përpara kësaj, do të thotë që ne të trajtojmë të gjithë me unitet. Nuk ia uroj as armikut tim këtë gjë. Është një eksperiencë agonizuese, nuk e meriton askush të kalojë këtë eksperiencë. Njezërllëku është një fije që na bashkon të gjithëve. Cështje kohe derisa të dala vaksina, duhet që të bëjmë kujdes”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj u shpreh se puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti vazhdon.

“Më vjen mirë që puna ka vazhduar në Bashki. Ne sot kemi më shumë se gjysmën e shtëpive individuale në fshat nga tërmeti që kanë filluar punën, gjysma tjetër do të fillojë këtë periudhë të mbetur të gushtit dhe të shtatorit dhe ne do të sigurohemi që brenda vitit të ri, brenda datës 31 dhjetor të gjithë ata që kanë shtëpi individuale, sidomos në zonat rurale do të futen në një shtëpi të re. Ndërkohë që sapo kemi hapur garën për infrastrukturën dhe për pallatet e reja në dy lagjet kryesore, lagjia “5 Maji” pranë Bregut të Lumit, ku një pjesë e madhe e apartamenteve të tërmetit sidomos për atë pjesë të Tiranës do të ndërtohen  aty dhe sapo kemi hapur garën për lagjen e dytë që është lagjia Kombinatit që ne e quajmë Kombinart duke qenë se do të ketë edhe disa muze dhe disa galeri që është vetëm në anën tjetër të rrugës të lagjes së dëmtuar nga Kombinati. Fokusi do të jetë tek rindërtimi”, nënvizoi Veliaj.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb