TIRANË

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj i është përgjigjur Monika Kryemadhit dhe Jorida Tabakut duke postuar nje video nga punimet që po kryhen aty prej disa ditesh.

Në postimin e tij në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI te Tiranes, nuk ndërtuan asnjë shkollë të re.

“Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës – ja Sami Frashëri sot!

Ua kuptoj hallin! S’bënë ASNJË shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në Bashkinë e Tiranës. ASNJË! Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s’harrohet”, shkruan Veliaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb