Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar fitoren për mandatin e dytë homologut të Londrës, Sadiq Khan.

Ky i fundit fitoi zgjedhjet në Londër për kryebashkiak duke u rizgjedhur për herë të dytë, dhe Veliaj e kishte mbështetur në fushatë duke bërë thirrje që të votohej për Khan.

Veliaj thekson se Khan do të vijojë si kryebashkiak progresiv të mbajë Londrën shembull global të hapjes e qëndrueshmërisë në këto kohë sfiduese.

 

STATUSI NGA ERION VELIAJ

Çfarë lajmi i mrekullueshëm në Ditën e Evropës! Urime Sadiq!

Faleminderit të gjithëve që votuan për mikun tonë Sadiq Khan. Ai do të vazhdojë të jetë një kryebashkiak më progresiv dhe do ta mbajë Londrën një shembull global të hapjes dhe qëndrueshmërisë në këto kohë sfiduese! Bravo!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb