TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është i vendosur për çështjen e Teatrit të ri kombëtar. Nga sheshi i “Italia” ku inspektoi punimet për ndërtimin e një parkingu nëntokësor, ai i është përgjigjur zërave kritikë për këto projekte.

Teksa hoqi një paralele mes ndërtimit të stadiumit dhe projektit të teatrit të ri, kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri.

“Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër”, tha kryebashkiaku Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb