Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e lojtarëve të ekipit të Tiranës në arenën ndërkombëtare.

Sportistët e ekipit të Tiranës në Taekwondo kanë fituar 4 medalje ari në Kampionatin Ballkanik. Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë promovimit të sportit 6 vitet e fundit.

“4 medalje ari për 4 super kampionë !
Dhurata më e bukur e nëntorit KUQEZI nga Ekipi i Tiranës Taekwondo – triumfues në kampionatin Ballkanik”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb