Drejtuesit politik i PS-së në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se socialistët fituan Zall-Herrin dhe Zall-Bastarin.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se kjo është një ditë e mirë që nuk shteren lajmet e mira.

“Kjo është një nga ato ditët e mira, që s’na kanë shteruar lajmet e mira. Shpall fitoren absolute në Zall-Herr dhe Zall-Bastar. Urime, urime. Na kanë thënë; a ka njerëz në ato zona? Si shkoni. Ne do të shkojmë edhe atje ku ka një person.

Kjo nuk është punë sondazhesh, por çështje respekti. Kush i patronazhin njerëzit përditë, merr mbështetjen e njerëzve. Kush kujtohet një herë në katër vjet, qartazi nuk është për këtë punë. Ditën kur ti ke nevojë të vonohesh, njerëzit do jenë aty për ty. Mezi pres që skuadra jonë të punojë në Zall-Bastar dhe Zall-Herr.”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: