Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin ”Dola te Ola” në News24 ka folur për eksperiencën me partinë e mëparshme G99 duke e konsideruar si dështim spektakolar.

Ai thotë se G99 filloi si një grupim prej 100 vetash, por njëri mungoi dhe i vendosën numrin 99.

Veliaj shton se ishte supereksperiencë pavarësisht se arriti përqindje modeste dhe një mandat në Tiranë. Kryebashkiaku thotë se me anë të G99 fitoi shumë miq në gjithë Shqipërinë.

ERION VELIAJ: Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

PYETJA: Pse dështove?

ERION VELIAJ: Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.
E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë.
Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike.
Ke më pak njerëz, më pak zyra, më pak financa. Ishte e gjitha me kontribute vullnetare. Kurse KQZ i jep tre partive të mëdhaja mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb