TIRANË-Sot në Ditën e Verës kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur të veshë një bluzë me logon e superheroi ‘Superman’.
I pyetur se përse ka zgjedhur këtë imazh për sot, Veliaj tha se janë dy arsyet. Një prej tyre, sipas kryebashkiakut është e lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit, si protestat e Shoqërisë Civile ndaj këndit të lojrave që parashikohet të ndërtohet tek Parku i Liqenit.

“Jam me bluzën e superman-it pasi sot e kemi treguar vëmendjen ndaj fëmijëve. Kjo ishte e vetmja bluzë fëminore në garderobën time, mes shumë kostumeve. Por e vesha edhe për të ulur paksa tensionin e ditëve të fundit. Unë sot isha cik më shumë fëmijë sesa kryetar bashkie”.

(d.b/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb