Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë një mesazh opozitës për zgjedhjen e një Presidenti të ri.

Veliaj në një lidhje live për News24 ka thënë se është momenti për një propozim për figurë përbashkuese, qoftë me bindje të djathta dhe BAsha për këtë duhet të bashkëpunojë.

Ai thotë se dhe vetë Rama e ka thënë që nuk do të marrë gjithçka, por do të lërë hapësira aty ku mund të ketë figura dhe opozita.

Për më tepër qytetari i parë i Tiranës shton se është i zhgënjyer nga Basha pasi shpresoi se kur u shpall Berisha ‘’non grata’’ nga SHBA do të merrte vetë situatën e PD në dorë, por nuk e bëri edhe pse kishte momentin ideal.

 

PYETJA: Sa e vështirë është të zëvendësohet Ruçi?

VELIAJ: Do të jetë shumë e vështirë. Dikush që e ka ngritur piacën jo vetëm si socialist por dhe si shtetar. Shumë i pjekur. Ruante masën dhe dinjitetin në parlament. Kemi parë parlamentin më normal në drejtimin e Ruçit. Në këtë sens nga mbledhja jonë e fundit ka qenë mbledhje Kryesie ku u diskutua kandidatura e Ruçit për të avancuar, dhe në fund të verës ose në vjeshtë do të diskutohet kabineti.

Sa i përket Presidentit të ardhshëm, kryeministri ka thënë që ti japë një mesazh opozitës. Nuk marrim gjithçka. Aty ku ka diskrecion për figura përbashkuese, qoftë me bindje të djathta, si propozim i përbashkët dhe unifikues do të ishte një shtrirje dore për opozitën. Kryetari i PD ndihet nervoz sa herë dialogon me Ramën. Por është momenti të tregojë që është lider, apo duhet të flasë me Berishën apo me kunatin. Shpresoj ta kapi. Jam shumë i zhgënjyer nga Basha, shpresova shumë që kur Berisha u shpall non grata ai do thoshte që babain që nuk e vrava vetë, e vranë amerikanët. Do ishte moment ideal, nuk e bëri.

E di çfarë, ky është problem i tyre i shtëpisë së tyre, do të ketë momente kur dy shtëpitë e politikës duhet të bashkëpunojnë. Për Presidentin, në varësi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duhet të shikoj rast pas rasti. Kemi pasur disa raste si shkelje, merrnin bonuse dhe rrinin në shtëpi. Kur merr bonusin dhe asaj shtëpie apo pallati nuk i ka ardhur radha të riparohet, KLSH thotë që Bashkia po paguan dikë që nuk po e përdor për qira. Shkelja në disa raste ka qenë flagrante. Programi bonusit është social, i jepet dikujt që ka nevojë. Kanë qenë vetë qytetarët që thonë, që ka dy shtëpi, pra ka një shtëpi alternative, kur i jep bonus qiraje është shkelje. Ndërkohë që i duhet njërit që ka nevojë. Auditi ka pasur raste të tilla, duhet të vepronim. Mund të kemi pasur 30-40 raste në memorien time.

Në një rast tjetër ka qenë një vonesë e postës që ka pasur një mungesë. Ka pasur vonesë 4-5 ditë. Ishte faji ynë, i shtetit. U morën dy bonuset e muajit. Rastet e shkeljeve janë më pak, por u rikuperuan, u bënë pagesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb