Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një mesazh për 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se 11 shtatori shërben si kujtesë se shoqëritë e hapura, qytetet pluraliste e vlerat demokratike janë ende nën atak nga padija dhe sulmet e pakicave të dhunshme

“11 shtator- dita që ndryshoi jo veç Amerikën, por botën siç e njihnim!
20 vite me pas, shërben si kujtesë se shoqëritë e hapura, qytetet pluraliste e vlerat demokratike janë ende nën atak nga padija dhe sulmet e pakicave të dhunshme – le të mos harrojmë! #NeverForget”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: