TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Plaku  në Farke, banesa e te cilit u demtua nga termti, teksa theksoi se brenda këtij viti pritet që të përfundojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet që goditën vendin.

“Në programin e PS-së është që për këtë vit do i mbarojmë të 4500 shtëpitë. Janë 4500 si Zyhdiu në zonën e tërmetit, të cilët të gjithë do marrin shtëpitë e tyre të reja. Kjo përfshin edhe ata që do marrin apartamente, pra shtëpitë individuale dhe pallatet në Kinostudio e Kombinat. Unë e di që ka njerëz që merren me llafe e thonë nuk do i bëjnë, por ja ku jemi, nuk ka javë që nuk kemi ardhur në Farkë, s’ka javë që s’kemi qenë në Baldushk e Vaqarr”, u shpreh Veliaj.

“Do bëjmë një rritje të rrogave për gjithë ata që kanë filluar bizneset e vogla. Deri në 400 mijë lekë do e kenë pa taksa. Gjithashtu, do caktojmë 10 mln euro vetëm për biznese ose sipërmarrje që lidhin të rinjtë me njeri-tjetrin. Me Këshillin Bashkiak kemi kaluar 1000 kredi të buta për çiftet e reja çdo vit, pra kur të rinjtë vendosin që janë gati të krijojnë familje. Lajmi tjetër i mirë është se qeveria do na japë mbështetje Tiranës, Vlorës e Durrësit, që të kalojmë 100% të qytetit me 24 orë ujë. Sot jemi 70%, që është gjë e mirë”, sqaroi Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb