Në shtatë vite në Tiranë janë mbjellë 550 mijë pemë të reja. Në një postim në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është përkujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave.

“Gëzuar ditëlindjen Agjencia e Parqeve!
Në këto 7 VITE kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! – Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja, si pjesë e Pyllit Orbital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb