TIRANE– Konvikti i Shkollës Ekonomike është në dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht i rikonstruktuar dhe me kushte të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ambientet e reja të kësaj godine dhe u shpreh se është bërë gjithçka që konviktet e zaptuara të lirohen për nxënësit që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit për të studiuar në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se është bërë një pastrim i të gjitha konvikteve, rikonstruksioni i tyre dhe lirimi i të gjitha territoreve. .

Kryebashkiaku sqaroi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ndihmën edhe për njerëzit e pastrehë që ishin strehuar në këto konvikte.

“Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me skemat e veta të banesave sociale, të bonusit të qirasë, të qendrës së emergjencave për strehim dhe duke filluar nga viti tjetër, edhe të kredive të buta, të cilat pavarësisht se mund të jenë bllokuar në nivel qendror, Bashkia e Tiranës me financat e veta do të çlirojë kredi të buta, që kushdo që ka realisht nevojë për strehim, ta ketë këtë mundësi, por jo në kurrizin e të lënit pa strehë një nxënës të konvikteve”, tha Veliaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb