TIRANE– Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, i cili ka denoncuar më herët ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët. Përmes një statusi në Facebook, Akil Kraja ka publikuar në Facebook edhe dokumentin. Sipas padisë së depozituar, akuzat për rritjen e çmimit të ujit, kanë shkaktuar turbullime të padrejta dhe dem moral.

Statusi i plotë i këshilltarit demorkat:
Miremengjes #Tirane!
Deshiroj te ndaj me ju #dhuraten qe sapo morra nga #Veliaj per vitin e ri : thirrje ne #Gjykate me justifikimin qe akuza jone per rritjen arbitrare te cmimit te ujit i ka shkaktuar dem moral dhe turbullim te padrejte te gjendjes shpirterore te tij !!!
Ky eshte nje gjyq politik i paster me qellimin e vetem per te trembur dhe mbytur cdo forme opozitarizmi ne Keshillin Bashkiak Tirane!

26169891_1110426422470110_990716819404319195_n

26167960_1110426442470108_5091634577680140833_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: