TIRANË

Gjatë një konference për mediat pas protestës së sotme, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të mos përdoren si mish për top nga Basha dhe PD.

Ai akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij. Veliaj theksoi se PD dhe Basha janë kthyer në një agjenci gjobash, sikurse veproi edhe në shembullin e Kukësit.

“E vutë re që Luli nuk e përmendi’ Viktoria Invest’. Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që ‘Viktoria Invest’ merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki. E vutë re që çunit të llastuar, kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menaxhohet nga kjo kompani. Kjo tani është një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?! Dakord, meqë nuk i duam këto, kompania e Lulit t’i kthejë leket dhe ne leket e ‘Viktoria Invest’ t’i blejmë të gjithëve vila, shtëpi. Ka vila pa fund në Farkë, në Lundër, të shkojë t’ua blejë, meqë Luli nuk i do se Luli punon për popullin”, tha Veliaj.

“Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia. Bashkia është vetëm t’u ndihmojë kush do dorën e bashkisë. Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi, a nukt ha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la? Shiheni ku i mori zyrat kunati I Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarklu që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën. Lulit mor vlla sa I jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te Kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Banorët në fund të ditës prap me bashkinë do I zgjidhin hallet. Lulin sot e përdor vetëm për mish për top. Është kthyer një parti politike, partia që solli pluramizmin në Shqipëri në një agjenci gjobash”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paraqiti fakte se si projekti për Unazën ka qenë që në kohën e Bashës dhe është firmosur nga Këshilli teknik i asaj kohe.

“Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s’janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama i llastuar pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësi që ta bënte dhe autostradën. Meqë doli, ja Lulzim Basha kryear i bashkisë. Letrat për unazën. Ja ku i ka. Taulant Zeneli ka qenë drejtor në bashki, ja për unazën. Si mund të jenë kaq hipokrit. E kanë bërë vetë këtë”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb