TIRANE Tirana ka përkujtuar sot përkujtoi sot 76-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të mëdha e më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përkujtimore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarje dhe të mesazheve që ajo përcjell edhe tek brezat e tjerë. Ai nënvizoi se Konferenca e Pezës është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët për të mos penguar njëri-tjetrin, por për të punuar së bashku për progresin.

“Po ndërtojmë sot shtet, po ndërtojmë qytet, që kur të shkruhet historia pas 76 viteve, të themi: Po, ne ishim në anën e duhur, siç ishim 76 vite më parë në anën e duhur të historisë. Bashkëpunuam që Shqipëria të ecë përpara. Por, pyetja është kjo: A po e bëjmë këtë të gjithë? Mendoni se do të shkruajë njeri pas 76 vitesh historinë sesi shajmë njëri-tjetrin nëpër rrjete? Sesi pengojmë çdo punë publike? Sesi nuk bashkohemi në një aksion pastrimi apo mbjellje pemësh? Si ka mundësi? Po të ishin gjallë pjesëmarrësit, nga Babë Myslymi dhe të tjerët, të majtë e të djathtë, nga Konferenca e Pezës, dhe të shikonin që ne kacafytemi për të penguar njëri-tjetrin, kjo nuk është normale. Ne nuk mund të pengojmë sot zhvillimin e Shqipërisë, të Tiranës, Pezës”, tha Veliaj, teksa shtoi se kush është patriot i vërtetë, mbi të gjitha duhet të jetë një shqiptar që do progresin e më pas partinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb