TIRANË

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me situatën e shkaktuar në Tiranë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Veliaj shkruan se punonjësit e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar

“Faleminderit kolegeve punëtorë të Tiranës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për rikthimin në normalitet të rrugëve rurale të Bashkia Tiranë. Mirënjohje super qytetarëve të Tiranës për sinjalizimet, durimin e bashkëpunimin shembullor,” -thekson Veliaj në rrjetet sociale, duke shtuar se “bashkë ngrihemi më të fortë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb