Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve në News 24, deklaroi se PD-ja do të jetë sot në protestë në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

“Ka që kanë frikë nga virusi dhe ata që kanë frikë nga gjobat, numri do ngushtohet por e rëndësishme është të protestohet edhe me 1 qytetar të ngelet ajo quhet protestë dhe do vazhdojë. Kjo e teatrit është cështje politike, por jo partiake.

Aty u ndërthurën disa interesa njerëzore, aty kemi arkitekturën, kemi hisorinë, aty shohim një pjesë të jetës sonë, jo vetëm ne që shkonim, por të gjithë ata që i kanë kaluar anash e kanë këtë ndjeshmëri, Së fundmi u bë edhe pjesë e ndjeshme e Europës. Shumë gjëra u ndërthurën por u shemb. Pse? Se dy kriminelë ordinerë vunë interesat e tyre dhe nuk panë asgjë tjetër aty, panë vetëm një shesh se ku mund të vidhet përsëri.

Cdo gjë u bë në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, bënë cdo gjë vetëm për të futur milionat në xhep. Vepruan kundër ligjit, falsifikuan firmat e artistëve, disa dolën dhe thanë që nuk kemi firmosur te ky peticion.,Veliaj nuk e ka për herë të parë në fakt falsifikimin”,- tha Paloka.

Ai akuzoi policinë për sjelljen gjatë protestës, duke shtuar se: “Ka ligj policia që thotë se s’të vjen në shtëpi para orës 05:00, e dinë shumë mirë ata, që edhe kriminelëve policia nuk iu ndërhyn para kësaj ore. Ndërkohë që këta erdhën të armatosur, të maskuar, erdhi RENEA aty si të ishin duke kapur kriminelë. Asnjëri prej tyre s’kishte numër identifikues”.

I pyetur pas projektit të prezantuar nga Veliaj sot për Teatrin, Paloka i qëndroi qëndrimit të artikuluar më herët edhe nga kryedemokrati Basha. Ai tha se po në atë truall “do të ndërtohet teatri sic ka qënë, funksional apo jo. Pavarësisht cfarë projektesh kanë ata. Do përgjigjen një më një të gjithë, Rama, Veliaj deri te ai fadromisti që kreu aktin e fundit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: