Në katër vitet e ardhshme Kombinati do të pësojë një transformim të thellë. Gjatë kafes së mëngjesit me kryeministrin Rama dhe banorë të Njësinë nr. 6. Në Kombinat, Kreu I Bashkisë u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të vijojë puna me një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore që do të rrisin ndjeshëm standardin e jetesës së këtij komuniteti. Tashëm Kombinati dhe Tirana kanë jo vetëm një hyrje dinjitoze, por ka marrë zgjidhje edhe shqetësimi i kanalizimeve.

“Kryeministri e ka mbyllur kontratën me qeverinë japoneze që mbasi na lanë atë gropën ata ish-aleatët, u rikuperua, kaloi VKM. Ai është i vetmi projekt në Republikën e Shqipërisë që është paguar 90% e lekëve, pa bërë 40% e punëve. Në Bashki rregulli është që bën 90% të punëve, jalla të marrësh 40% të lekëve se do verifikohet disa herë. Aty anasjelltas. Na lanë një gropë. Pastaj kryeministri bëri një marrëveshje me ta për ta ribërë kredinë, ndaj në momentin që zhduken ato tre pusetat e gjithë rruga e Kombinatit është bërë si rruga Dritan Hoxha, pra një hyrje e Tiranës”, tha Veliaj.

Paralelisht puna ka vijuar edhe me lagjet në brendësi duke e bërë transformimin të prekshëm për çdokënd. “Tek “Misto Mame” ka dalë gjithë lagjja në dritë, dhe ka dalë realisht me ndriçim LED, duket sikur futesh në një lagje rezidenciale. Këtu kemi bërë gjithë këtë bllokun e “Musine Kokalarit” deri në Kodër lart. Po është ajo që thuhet që sa më shumë bën , aq më shumë zbulon që duhet bërë. Kemi disa ide të mira, për shembull Ish Kombinati, na ka bërë një propozim Bashkia e Brukselit për një qendër të madhe panairesh por edhe ajo do sistemuar”, tha Veliaj, teksa tha se në këtë katër vjeçar ka përfunduar dhe ndërtimi i shkollës së re “Betim Muço” dhe rehabilitimi i varrezave të Sharrësh.

Bashkia e Tiranës është duke punuar dhe për ti dhënë një zhvillim të ri ekonomik zonës për ta kthyer hapësirën mes Kasharit e Kombinatit në një super zonë ekonomike, me autobusë etj. “Kemi identifikuar terrenin … zonën ekonomike e Tiranës, si këto që kemi parë në Tetovë, Shkup. Ju na krijuar një mundësi që edhe Bashkia mund të aplikojë për licencë operatore. Ne kemi gjithë këtë segmentin e Vaqarrit, që janë gjithë këto kompanitë. Ata duan të shkojnë nga 150 punëtorë në 500, por duhet të bëjnë 10 negociata për çdo rrip toke. Po aplikojmë për atë në ministri dhe them që me Blerinën dhe gjithë grupin e Kombinatit mund ta kthejmë këtë zonën mes Kasharit e Kombinatit në nëj super zonë ekonomike, me autobusë”, theksoi Veliaj.

Një nga investimet do të jetë dhe tregu I ri agro-ushqimor në Farkë , që do të shpëtojë Kombinatin nga shitjet pa kriter si dhe tregu I ri me pakicë vetëm për banorët e kësaj zone. “Do bëjmë një treg të ri pakice. Ai tregu në Kashar është kthyer si me thënë jashtë shkojnë pa vizë, atje shkohet me vizë. Ti paguan taksë jo për kamion, paguan për kile, për kaçile ose për arkë. Kështu që kemi identifikuar një zonë poshtë helikopterëve në Farkë, ta bëjmë me shumicë atë pa pagesë, se vijnë gjithë kamionët e fshatarëve tanë dhe në lagjie siç kemi bërë me Pazarin e Ri, të bëjmë nja 8 vende, të bëjmë tregje të vogla, kurse tregun e madh të shumicës ta bëjmë atje të shesin sa të duan”, tha Veliaj.

Banorët e Kombinatit vlerësuan angazhimin maksimal të Bashkisë së Tiranës. Nga një zonë e harruar për shumë vite, banorët theksuan se tashmë edhe lagjet e tyre kanë marrë një pamje krejt tjetër duke bërë që edhe prona të marrë një vlerë të shtuar. “Bashkia ka bërë investime shumë të mëdha. Jemi shumë të kënaqur se në këto katër vjet janë bërë sa për 8 vjet, një punë shumë të madhe. Kemi pasur përmirësime në projekte që kapin shifrën e 2-3 milion eurosh. Janë bërë minilagjje të tëra, që nuk ishin parë gjëkundi, duke filluar që nga Sharra, nga fshatrat deri në zonën informale”, tha një prej banorëve të kësaj zone. Ata theksuan se për herë të parë falë projektit të Bashkisë së Tiranës të drejtuar Veliaj, Kombinati ka shpëtuar njëherë e mirë nga djegia dhe era e keqe që vijnë. “E kujtoj unë se unë kam 68 vjet dhe jam më i vjetri nga të gjithë. Këtu ka qenë tmerr. Shumë gjatë shkoi por ia vlejnë ndryshimet këtu”, tha ai. Mes banorëve , ishte edhe një zonë e cila kishte ardhur posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar më 30 qershor. Duke e cilësuar një mrekulli ndryshimin që ka pësuar Kombinati dhe rehabilitimi i lagjeve në Kombinat, ajo shprehu mbështetjen për Veliajn edhe për një mandate tjetër. “Është bërë si kompleks vilash, është bërë një mrekulli. Dhe bërja e atyre mureve që është bërë standarde, njëlloj është bërë shumë e mirë. Erioni e meriton një mandat tjetër”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb